LAJMI I FUNDIT:

U bë pjesë e ISIS-it së bashku me familjen në vitin 2015, dënohet me katër vjet e tetë muaj burgim kosovari

U bë pjesë e ISIS-it së bashku me familjen në vitin 2015, dënohet me katër vjet e tetë muaj burgim kosovari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i akuzuari me inicialet H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj bugim, për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas gjykatës i njëjti akuzohet që  së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur në vitin 2015, e kishte lëshuar territorin e Kosovës, ku përmes Turqisë dhe lidhjeve të caktuara kishte mbërritur në Siri, me qëllim që t’i bashkohen organiztaës terroritste atje, të njohur me emrin ”ISIS”.

“I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej  4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. Të akuzuarit H.S i është  vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim. I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte  lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”,  thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në anën tjetër siç raporton kjo gjykatë, i njëjti atje ishte shkuar për tu bërë pjesë e Byrosë së ushtarëve të “ISIS”, duke u financuar nga këta të fundit me shumë prej 100 dollarëve amerikan në muaj dhe duke bashkëpunuar edhe me të tjerë si Lavdrim Muhaxheri.

H.S së bashku me familjen e tij, ishte dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane e pastaj ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022.

“E cila në këto vende ka qenë duke u luftuar, është angazhuar si pjesëtarë i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej nga 100 Dollar Amerikan në muaj, duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, deklaron Gjykata Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori