LAJMI I FUNDIT:

U përfol se ka kërkuar 20 mijë euro që të futet në BBVK 2, Shota Baraliu: Unë i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që kam

U përfol se ka kërkuar 20 mijë euro që të futet në BBVK 2, Shota Baraliu: Unë i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që kam

Aktorja e njohur, Shota Baraliu, e cila tashmë ka bërë emër në skenën artistike, u bë një nga personazhet më të ndjekur dhe të komentuar gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK).

Së fundmi, aktorja e njohur u ftua në “Shok Podcast”, një program i njohur për intervista të hapura dhe të pafiltruara, ku bisedoi me prezantuesin karizmatik Fis Juniku.


Në këtë bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, Shota zbuloi detaje rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe të ardhmes së saj në BBVK.

Foto: Shota Baraliu/Instagram

Shota la të kuptohet se producentët e BBVK i kanë drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në edicionin e dytë të spektaklit. Sidoqoftë, ajo la të kuptohet se ka vendosur një çmim prej 20 mijë eurosh si tarifë për rikthimin e saj në shtëpinë e famshme.

“Shiko unë i meritoj edhe 100 mijë, po të betohem që i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që e kam, edhe mua më vjen keq që nuk kam arritur të tregoj taman qysh jam”, tha Baraliu.

Zbulimi i kësaj shume të konsiderueshme të parave ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, ku disa e shohin si një vlerësim të merituar për karizmën dhe ndikimin që ajo ka brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVK, ndërsa të tjerë janë skeptikë lidhur me arsyetimin e një kërkese të tillë financiare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori