“U nisëm për vendin e shenjtë Shqipëri” (Foto)

Mesfushori i ‘kuqezinjve’, Amir Abrashi ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, para nisjes për në Tiranë.
Anëtari i skuadrës gjermane Freiburg, shihet në foto me kapitenin Lorik Canën, Shkëlzen Gashin, Ermir Lenjanin dhe Alban Mehën.
Ai ka shkruar se mezi pret të kthehen në Tiranë ku do t’i takojnë tifozët më të mirë në botë.
“U nisëm për në vendin e shenjtë Shqipëri. Tifozët më të mirë në botë, shihemi në Tiranë”, shkroi Abrashi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































