LAJMI I FUNDIT:

U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

Rikthimi në Mynih pas një pushimi 10-ditor në Turqi, u shndërrua në një odise për Monika N (79) nga Bavaria.

Reklama

Monika zbarkoi në Moskë në vend të Mynihut, dhe kompania ajrore “Pegasus” me të cilën ajo rezervoi biletën konfirmoi se kishte një incident, transmeton Telegrafi.

Më 26 maj, turistja deshi të kthehej nga Antalia në Mynih.

“Papritmas, fluturimi u transferua në një dalje tjetër”, tha pensionistja për mediat lokale në Gjermani.

Më pas ajo shkoi në daljen e re dhe një anëtar i ekuipazhit e la të hynte në aeroplan.

“Destinacioni Mynih shkruante në ekrane”, tha Monika.

Ajo e kuptoi shumë shpejt se diçka nuk shkonte. Ishte e qartë se  ishte në aeroplanin e gabuar, por ajo tashmë ishte në ajër. Pasi zbarkoi në Moskë, u mor nga policia.

“Kishte probleme në komunikim. Askush nuk fliste anglisht”, tha Monika për Bild.

Disa orë më vonë ajo mori një biletë për një fluturim nga Moska, megjithatë, jo për në Mynih, por për në Turqi – në Stamboll.

Atje qëndroi gjatë natës sepse fluturimi i natës për në Mynih nuk ishte i disponueshëm.

“Më duhej të flija në stol”, tha Monika N.

Të nesërmen në mëngjes, ajo udhëtoi në Mynih, pothuajse 30 orë pas nisjes së parë nga Antalia, pavarësisht se ende e paqartë se si ka ndodhur gabimi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Edhe lepuri “çartet” kur “kallet” për seks (Video)

Edhe lepuri “çartet” kur “kallet” për seks (Video)

Fun
Spanjollja pa që veshi i rridhte gjak, shkoi menjëherë te mjeku: U tmerrua kur pa se çfarë nxori doktori

Spanjollja pa që veshi i rridhte gjak, shkoi menjëherë te mjeku: U tmerrua kur pa se çfarë nxori doktori

Fun
‘Trekëndëshi Misterioz’ i Alaskës ku thuhet se u zhdukën shumë njerëz dhe

‘Trekëndëshi Misterioz’ i Alaskës ku thuhet se u zhdukën shumë njerëz dhe "Këmbëmadhi” endet i lirë

Interesante
Koleksioni më i madh në botë i pastave të dhëmbëve përfshin edhe ato me aromë uiski dhe wasabi

Koleksioni më i madh në botë i pastave të dhëmbëve përfshin edhe ato me aromë uiski dhe wasabi

Interesante
Indiani e pi një Capri Sun në vetëm 8.02 sekonda – e rikthen rekordin botëror

Indiani e pi një Capri Sun në vetëm 8.02 sekonda – e rikthen rekordin botëror

Interesante
Kalo në kategori