LAJMI I FUNDIT:

U ndaluan nga persona të armatosur dhe u rrahën në Leposaviq e Jarinje – gjashtë qytetar kërkojnë tretman mjekësor

U ndaluan nga persona të armatosur dhe u rrahën në Leposaviq e Jarinje – gjashtë qytetar kërkojnë tretman mjekësor
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, përkatësisht në Leshak, Leposaviq janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada.


Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Situata në veri, policia del me detaje të reja: Katër sulme ndodhën mbrëmë me armë zjarri në drejtim të policisë – u maltretuan edhe disa qytetarë
Lexo po ashtu Situata në veri, policia del me detaje të reja: Katër sulme ndodhën mbrëmë me armë zjarri në drejtim të policisë – u maltretuan edhe disa qytetarë

Ndërkaq edhe në Jarinje tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori