LAJMI I FUNDIT:

U mblodhën 33 mijë euro në ngjarjen bamirëse për nënat dhe fëmijët Let’s Dance

U mblodhën 33 mijë euro në ngjarjen bamirëse për nënat dhe fëmijët Let’s Dance

Ngjarja u mbajt me datë 21 shtator në Klan Arena. Fondet të cilat u mblodhën nga sponsorizimet dhe shitja e biletave arrijnë shumën 33 mijë euro.

Pas dy viteve pauzë për shkak të pandemisë Covid-19, edicioni i 6-të i ngjarjes bamirëse Let’s Dance u rikthye me shumë energji për të ndihmuar nënat dhe fëmijët në vend. Kësaj here ngjarja u mbajt në Klan Arena, ku morën pjesë rreth 400 mbështetës të misionit të AMC-së për përmirësim të shëndetit të nënave dhe fëmijëve.


Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte që të mbledhë fonde të cilat më pas përmes Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të destinohen për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore për institucionet shëndetësore publike në vend.

Drejtori ekzekutiv z. Vlorian Molliqaj u shpreh mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjitha kompanive që e kanë sponsorizuar këtë ngjarje, përfshirë këtu edhe vullnetarët, mbështetësit, partnerët dhe të gjithë të pranishmit.

Molliqaj foli mbi rolin e filantropisë për të arritur ndryshimet rrënjësore në vend, duke theksuar se forcimi i sistemit shëndetësor duhet të jetë një prioritet për të gjithë ne pasi që vetëm me një sistem shëndetësor të fortë e të zhvilluar do të mund të ofrojmë shërbime cilësore shëndetësore për secilin qytetarë dhe po ashtu të krijojmë kushte me të mira për punonjësit shëndetësorë të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga institucionet shëndetësore. Ai po ashtu prezantoi para të pranishmëve arritjet kryesore të AMC-së përgjatë viteve të kaluara, duke nënvizuar mijëra jetë të foshnjave të shpëtuara falë pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve të dhuruara nga AMC në institucionet shëndetësore në Kosovë.

AMC i falënderon të gjitha kompanitë të cilët dhanë kontributin e tyre duke e sponsorizuar këtë edicion të Let’s Dance: Crimson Capital (Sponsor Platin), BPB (Sponsor Platin), Albi Mall (Sponsor i Artë), Sponsorët e Argjendtë: Acibadem, Besa Pharm, Banka Ekonomike, Illyria Life, NLB Bank, Sonnecto, Lifestylediagnostix, KRK – Kreditimi i Rural i Kosovës, Hotel Sirius, Agani, Finca, Evnironmental Consulting Team, Kep Trust, Moneta, Besa Security, Ipko Foundation dhe Meridian Express.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori