LAJMI I FUNDIT:

U lëndua duke stërvitur në kushte shtëpie, futbollisti i Atalantës po lufton me jetën

U lëndua duke stërvitur në kushte shtëpie, futbollisti i Atalantës po lufton me jetën

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga Italia, teksa futbollisti i ri Andrea Rinaldi është në gjendje kritike.

Mesfushori i Atalantës që është i huazuar te Legnano në Serie D, ka pësuar një aneurizëm në tru teksa po kryente stërvitje në kushtet e shtëpisë.


19-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ai ka gjakderdhje në tru dhe është duke kaluar momente shumë të vështira.

Italiani është në gjendje shumë kritike, derisa mjekët po e bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar atë.

Fillimisht u mendua se lojtari kishte ndërruar jetë, por intervenimi i shpejtë i mjekëve ka bërë që ai të vazhdoj luftën për jetën. /Telegrafi/