LAJMI I FUNDIT:

U hap aplikimi për rezervim të biletës për edicionin e dytë të GrowthTank

U hap aplikimi për rezervim të biletës për edicionin e dytë të GrowthTank

Tani të gjithë jemi të njohur me konferencën për Marketing Digjital – GrowthTank, e cila do të mbahet me datë 30 qershor 2022 në Klan Arena, duke filluar nga ora 14.30. 

Për të gjithë profesionistët e Marketingut Digjital në Kosovë, organizatorët e GrowthTank përmes këtij eventi po sjellin ekspertët ndërkombëtar më të njohur në botë për të diskutuar rreth trendeve të fundit në botën e Marketingut Digjital përmes paneleve të strukturuara sipas formatit evropian. Në këtë edicion, disa nga panelistët e publikuar janë emrat më të njohur në këtë fushë si: Matt Navarra, Dennis Yu, Kristian Kabashi, dhe Steffen Schmidt.

Për më shumë, pjesë e konferencës janë edhe panelistë vendor të cilët do të japin kontributin e tyre të pamohueshëm në panelet me tema të ndryshme.

Tanimë është bërë publike edhe linku përmes së cilit të interesuarit për pjesëmarrje në konferencë mund të aplikojnë.

Për shkak të bujës që kjo konferencë ka marrë dhe rëndësisë që temat që do të diskutohen kanë në edukimin e pjesëmarrësve në këtë fushë, kërkesa për të qenë pjesë e eventit është shumë e lartë. Andaj, nxitoni dhe rezervoni biletën tuaj nëse dëshironi të bëheni pjesë e konferencës!

View this post on Instagram

A post shared by GrowthTank (@growth_tank)

Artikull i sponzorizuar