LAJMI I FUNDIT:

U gjet i vdekur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë, 65-vjeçari dyshohet se u vra

U gjet i vdekur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë, 65-vjeçari dyshohet se u vra
Foto: Ilustrim

Një 65-vjeçar me inicialet N.G është gjetur pa shenja jete këtë të martë brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë.

Policia njofton se bazuar në hetimet fillestare, i njëjti dyshohet se është vrarë.


“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin  kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje”.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim  të  zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale vrasje”. /Telegrafi/