LAJMI I FUNDIT:

U gjet në një fermë e mbuluar me jashtëqitje zogjsh – piktura shitet për 3 milionë dollarë

U gjet në një fermë e mbuluar me jashtëqitje zogjsh – piktura shitet për 3 milionë dollarë

Kjo vepër arti është një studim për një pikturë të mëvonshme të prodhuar nga mjeshtri flamand i quajtur “Shën Jeronimi”. Piktura përfundimtare mbahet aktualisht nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.

Ajo, që portretizon një burrë të moshuar nudo të ulur në një stol, është unik për disa arsye, sipas listimit të Sotheby’s.


Është një nga vetëm dy pikturat e mëdha që van Dyck hartoi nga modele të drejtpërdrejta.

Kjo pikturë ka të ngjarë të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, sipas Sotheby’s, ndërsa van Dyck ishte një artist i ri që punonte së bashku me Peter Paul Rubens në Antwerp.

Kjo pikturë së fundmi është identifikuar si një vepër e van Dyck, bëri të ditur Sotheby’s në një deklaratë të ndarë me CNN.

Piktura ishte zbuluar në fundin e shekullit të 20-të në një fermë në Kinderhook, New York, transmeton Telegrafi.

“Personi që e gjeti atë, Albert B. Roberts, ishte një koleksionues i apasionuar i ‘veprave të zhdukura’, duke e përshkruar koleksionin e tij si ‘jetimore për veprat e zhdukura të cilat kanë vuajtur nga neglizhenca’” shkruhej në deklaratën e shtëpisë së ankandeve.

Sipas Sotheby’s, Roberts e kishte blerë pikturën e braktisur për vetëm 550 euro (600 dollarë).

Por vetëm pak pas blerjes, historiania e artit, Susan J. Barnes, e kishte publikuar një artikull në të cilin ajo shkruante se e kishte njohur pikturën si një vepër “çuditërisht të ruajtur mirë” e punuar nga van Dyck.
Të enjten kjo pikturë u shit për 2,85 milionë euro (3.1 milionë dollarë).

Kjo pikturë i ishte ofruar Sotheby’s nga Roberts Estate, dhe sipas shtëpisë së ankandeve, një pjesë e fitimit do t’i shkojnë fondacionit Albert B. Robert Foundation Inc, fondacion ky i cili u ofron mbështetje financiare dhe bamirësive të tjera.

Piktura u shit si pjesë e shitjes së Sotheby’s “Master Paintings Part I”, e cila përfshinte gjithashtu vepra nga Agnolo Bronzino, Titian dhe Melchior de Hondecoeter. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori