LAJMI I FUNDIT:

“U DJEG LOJA” – N’POST prezanton INOVACIONIN E VITIT në tregun kosovar!

“U DJEG LOJA” – N’POST prezanton INOVACIONIN E VITIT në tregun kosovar!

Kompania N’POST e ka prezantuar në Albi Mall inovacionin e vitit në tregun kosovar të quajtur N’POSTOMAT, i cili ka qenë duke u zhvilluar tash e një vit.

N’POSTOMAT është pajisja e cila sigurisht se do të jetë e ardhmja në shërbimin e pranimit dhe dërgimit të mallrave. Duke e lehtësuar këtë proces të pranimit e dërgimit, kompania N’POST ka shkundur tregun me këtë inovacion.

Ose, thënë më thjesht, “është djegë loja”.

Çfarë saktësisht është N’POSTOMAT?

N’POSTOMAT është rrjeti i ri i makinave vetshërbyese për pranim dhe dorëzim të pakove, i cili do të shtrihet në mbi 700 lokacione në tërë Kosovën, duke i lehtësuar dhe zgjidhur problemet e adresuara nga klientët.

Duke ofruar çmim më të lirë, shërbim më të shpejtë e zgjidhje më të përshtatshme, N’POSTOMAT pritet të shndërrohet në opsionin primar të të gjithëve për pranim e dorëzim të mallrave.

Si funksionon N’POSTOMAT?

Kur ju porositni online, porosia regjistrohet dhe ju e pranoni një SMS, një e-mail apo një mesazh në Viber Bot për ta zgjedhur mënyrën e preferuar të pranimit të porosisë.

Aty ju mund ta zgjedhni se a dëshironi ta pranoni porosinë në shtëpi apo dëshironi që ta merrni vet N’POSTOMAT, duke e zgjedhur pikën më të afërt.

Fundja fundit, me 700 lokacione në tërë Kosovën, N’POSTOMAT është ngado që jeni ju!

Veç kësaj, ju mund ta zgjedhni edhe ditën apo orën më të përshtatshme për ju se kur dëshironi që ta merrni porosinë N’POSTOMAT.

Për më shumë info, kontaktoni N’POST në:

Linja pa pagesë0800-20-400
Tel/Viber: +383 46 100 830
Websitewww.nposta.com
FacebookN POST
Instagram: Npost_official

Artikull i sponzorizuar