LAJMI I FUNDIT:

U divorcua pasi gruaja s’ishte e virgjër – kjo është historia e 36-vjeçarit nga Burreli!

U divorcua pasi gruaja s’ishte e virgjër – kjo është historia e 36-vjeçarit nga Burreli!

Një histori e pazakontë, tej kufijve të paimagjinueshmes. E tillë është historia e 36-vjeçarit Avni Allmetit nga Burreli.

Nga ideja e fejesës me shkuesi me një vajzë, njohja në një lokal të Burrelit, prezantimi dhe një bisedë e përciptë për njeriun e jetës që nuk i doli ashtu siç e priste.


Avniu u fejua me mblesëri dhe kërkoi të merrte një nuse të virgjër ashtu sipas zakonit, pavarësisht se vetë pranon se kishte patur lidhje me vajza nga e gjithë Shqipëria.

Ditën e prezantimit, dy minuta bisedë jashtë dyerve të lokalit ku ishin ulur me njerëzit e fisit mjaftoi për ta njohur njeri-tjetrin dhe për t’ia bërë të qartë se ‘atij nuk ia hidhte dot njeri’.

Një martesë e nisur me dyshime që në fillim por sërish 36-vjeçari priste që gruaja e tij, 2 vjet më e vogël të ishte e virgjër, se ashtu ishte zakoni.

Ai thotë se nuk e provoi dot nusen natën e parë të martesës pasi kishin fjetur si motër e vëllai, pavarësisht se ai është ‘një djalë 2 metra dhe se edhe mund ta kishte përdhunuar, por nuk donte vetë’.

Natën e dytë e kuptoi që ajo nuk ishte e virgjër, por vajza nuk e ka pranuar dhe s’ka pranuar t’i kërkonte falje siç Avniu i kishte kërkuar.

Lexoni rrëfimin ‘epik’ të 36-vjeçarit.

Pse zgjodhe një njohje me mblesëri?

Kjo punë ka shumë përgjegjësi, në këtë rast përgjegjësinë e merr edhe tjetri. Kur e gjen vetë është krejt barra jote, krejt pesha jote.

Kërkoje një partnere apo një nuse edhe për prindërit?

Jam një person shumë i vuajtur, Shqipërinë e di mirë si është kam lidhje nga të katër anët. Kam pasur lidhje me vajza nga e gjithë Shqipëria.

Përvoja dhe eksperienca të çuan të merrje një nuse me mblesëri?

Unë kam shkuar tek motra ime në fshatin Bejë. Duke më parë kunata e motrës se ça djali im dhe më tha që ta gjej unë njeriun. I thashë ku kujdes. Ka hyrë ajo.

Kunata e kishte kushëri të parë. Kemi lënë takim dhe i kam thënë që meqenëse është me shkuesi unë nuk fal për këtë punë.

Gentian Tafa më ka thënë të dal unë zot. I thashë që në kafe do vij me njerëz. Ka ardhur daja i vetë, Veli Taka, nusja e tij, vajza dhe vëllai i vet. Kemi hyrë në kafe, jemi prezantuar shumë mirë me pritje shumë të mirë.

Sipas rregullit, çifti del jashtë dhe komunikojnë dhe vendosin. Dolëm atë ditë dhe po binte shi. E kuptova, ç’kemi. I thashë gjithçka dua sot. Po i mbaja unë çadrën sikur ajo të ishte një princeshë. Ajo më tha futemi brenda. I thashë me drejtësinë time nuk tallet njeri.

Mos komunikimi ishte shumë i ashpër?

Jo, aspak. Ajo ka menduar se nëse unë i them fjalën më të vogël, djali do më lerë. Sepse duke parë mendimin tim që di gjithçka.

Më the që kishte eksperienca, je 36 vjeç. Po nuk mendove që ajo 34 vjeç të kishte eksperienca?

Po duke parë se çfarë bëhet e di që s’ka. Edhe në shkolla duke parë. Se vajzat që 15-16 vjeç…

U futëm brenda, na pyetën pse kaq shpejt. Ramë dakord. 3 muaj flisnim në tel. I thosha mendohu mirë. Çfarë më ke thënë përmbahu.

Unë do ta pranoja po që ajo ta pranonte edhe në sy të familjes së saj. Daja i vet thoshte gabimin më të vogël që i bën asaj, të fus plumbin. I kam çuar unazën dhe kam shkuar me njerëz se e dija shumë mirë se çfarë do ndodhte.

E doje një krushqi të tillë me kaq presion?

Kam pasur shumë respekt për dajën e saj Veli Takën për dajën tjetër jo, e them publikisht.

Kishte ndonjë kriter vajza?

E mora pa dasmë, me të ikme. Natën e parë vajza që ka fjetur me bashkëshortin e vet…Dy metra djalë. Unë dija me e përdhunuar, dija të bëja gjithçka. Si me qenë vëlla i motër. E prita si do reagojë. E durova. I thashë hë. S’foli. U ngritëm se erdhi mëngjesi. Të shtëpisë po më shihnin pak të mërzitur.

Dola unë dhe kur erdha e pyeta. Fola me motrën e më pyeti si kalove. Më tha motra, ke fjetur me djalin, a ke shkuar me djalin. Po i kishte thënë do fle. Ja çfarë femre, ja çfarë loje ka luajtur me një djalë kaq të sinqertë. Humbi natën e parë për të thënë që pse s’më çove që natën e parë tek shtëpia. Natën e dytë mbaruam punë, i thashë “Pasha nderin e 5 motrave, i kam si zonja me fëmijë. I thashë kam pasur të bëjë me shumë femra, i kam shkuar në shtëpi, i kam ngrënë bukën dhe s’ma ka hedhur kush. Këtu e tutje dua të më thuash vetëm falje. Pavarësisht të tjerave, duke e parë që më donte, unë e desha vajzën jashtëzakonisht shumë. Deri dje i thashë hajde më kërko fjalë. Më thotë goca dje, merr njerëzit e tu hajde merrmë.

Pse e kërkon vajza këtë gjë?

Unë isha në Greqi, ndenja 2 muaj se iku vajza.

Iku vetë?

Pas 8 ditësh e kam çuar. Prita që të më kërkonte falje. Do ndryshonte gjithçka sepse do bindesha që më do. Ishte puna për pjesën e gënjeshtrës. Më thotë jo. Kam shkuar tek shtëpia e dajës së vajzës. Kam një bisedë i thashë. Më prit tek shtëpia më tha. Erdhi daja më tha ‘hë Avni’. Do të tregoj diçka se me drejtësinë time nuk ma ka hedhur njeri. Mbesa nuk doli e virgjër.

Shumë bukur tha, pse s’ma ke prurë që natën e parë. I thashë natën e parë s’kemi bërë gjë. Natën e dytë e pashë por prita të më kërkonte falje. U ngrit vëllai i vogël dhe tentoi të më qëllonte. I thashë vëllait, “Ajet ti s’mund të më kërcënosh, por fjalën që po të them nuk e tërheq”. Motra jote më ka ardhur e pandershme, vajza e filanit më ka ardhur e pandershme, mbesa jote më ka ardhur e pandershme. I kemi hequr varëse e unaza.

E rimora prapë atë natë, sepse kishte pirë një gotë ujë në shtëpinë time. Kishte ngrënë me pleqtë e mi e s’doja t’i thyeja zemrën./BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori