U dërgoi mesazhe fyese familjes së ish-bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një person është arrestuar, pasi ka kërcënuar familjen e ish-bashkëshortes përmes telefonit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari përmes telefonit i ka dërguar mesazhe të ndryshme dhe banale ish-bashkëshortes dhe familjes së saj.
“Rahovec 22.02.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefoni i kishte dërguar mesazhe të ndryshme me fjalë fyese dhe banale ankuesit mashkull kosovar ndaj tij dhe vajzave të tij”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari i rastit është ish dhëndër i ankuesit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































