LAJMI I FUNDIT:

U caktua pas 5 viteve, anulohet sërish seanca për fajde për shkak të mungesës së gjykatësit Foniqi

U caktua pas 5 viteve, anulohet sërish seanca për fajde për shkak të mungesës së gjykatësit Foniqi

Për shkak të mungesës të gjykatësit Naser Foniqi është anuluar seanca e së martës, në rastin ku Enver Avdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi dhe Bujar Avdullahu po akuzohen për fajde, e cila ishte caktuar pas 5 viteve.

Nga zyra e gjykatësit Foniqi është bërë e ditur se i njëjti mungon për shkak se ka rast vdekje, si dhe që për anulimin e kësaj seance janë njoftuar të gjitha palët, ndonëse, i njëjti kishte mbajtur seancë ditën e sotme gjatë paradites.


Gjyqtari Foniqi e kishte caktuar seancën për ditën e sotme vetëm pas transmetimit të emisionit me titull “Gjykatësi “fle” mbi lëndën e fajdesë” nga “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 26 nëntor 2022, ishte transmetuar emisioni me titull “Gjykatësi “fle” mbi lëndën e fajdesë”, ku ishte trajtuar fakti se kishin kaluar afro 5 vite që kur ishte mbajtur seanca e fundit për këtë rast dhe nuk ishte caktuar asnjë seancë.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar me 16 mars 2023.

Ndryshe, Enver Avdullahu, Rrahim Sallahu, Fatlum Abazi dhe Bujar Avdullahu, akuzohen se duke shfrytëzuar pozitën materiale të të dëmtuarit Kushtrim Musliu, gjatë periudhës 2011-2015, i kishin dhënë atij borxh shuma të ndryshme të parave dhe mjeteve motorike, në të cilat shuma kishin llogaritur dhe marrë fajde. Këto fajde, sipas aktakuzës, në borxhin që i dëmtuari e ka marrë, i janë llogaritur në shuma javore, mujore, të cilat sipas aktakuzës, disa herë kishin kaluar shumën e parave të marra borxh.

I akuzuari Enver Avullahu, akuzohet se nga shuma që i dëmtuari kishte marr borxh 19.200 euro, i pandehuri ka llogaritur borxhin në shumë prej 64.100 euro, të cilës shumë po ashtu i shtohen edhe vlerat e veturave “Opel Corsa”, në vlerë prej 3300 euro (viti 2012), “Fiat Punto” në vlerë prej 2100 euro (viti 2013), “Golf 5” në vlerë prej 10.00 euro (viti 2013) dhe një “Audi A6”, në vlerë prej 12.500 euro (viti 2014), ku përpos të gjitha këtyre, i pandehuri kërkon në emër të fajdesë edhe shumën prej 8.000 euro, i cili raport ka mbetur i hapur.

I pandehuri Rrahim Sallahu, akuzohet se gjatë periudhës 2012 e deri në ditën e arrestimit, i dëmtuari kërkon dhe merr 7.000 euro borxh, i cili borxh pas tre muajve, në emër të fajdesë bëhet 10.000 euro, pastaj më vonë merr edhe shumën prej 4.000 euro, për t’ia kthyer 4.400, për çka si garancion lë veturën e tipit “Golf 5”, në vlerë prej 6.500 euro. Pastaj, gjithnjë sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2014, prapë i dëmtuari kërkon dhe merr borxh nga i pandehuri Sallahu shumë prej 20.000 euro, me kamatë mujore prej 5%.

I pandehuri Fatlum Abazi, akuzohet se gjatë periudhës 2011-2015, i jep borxh të dëmtuarit shuma të ndryshme të parave dhe mjete motorike në të cilat llogaritë dhe merr fajde. Sipas aktakuzës, i dëmtuari ka marr nga i pandehuri para borxh në shumën totale prej 37.700 euro, derisa është dashur t’i kthej 80.350 euro.

Kurse, të pandehurit Enver Avdullahu dhe Bujar Avdullahu, në bashkëkryerje për periudhën 2014-2015 kishin marrë në emër të fajdesë shumën 7.700 euro, ndërsa në vitin 2013, shumën prej 3.300 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori