LAJMI I FUNDIT:

U akuzua nga PDK për keqpërdorime, Durmishi arsyetohet dhe paralajmëron padi

U akuzua nga PDK për keqpërdorime, Durmishi arsyetohet dhe paralajmëron padi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pasi PDK akuzoi Ministrinë e Infrastrukturës se ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.

Durmishi përmes një reagimi në Facebook ka thënë se PDK po tenton të krijojë përshtypjen se kjo Qeveri duket si ato të mëparshmet.

“Përpjekja e PDK-së për të na bërë të dukemi si ajo vet është e dobët dhe e dështuar”.

Durmishi thotë se kjo Qeveria nuk ka asnjë aferë korruptive.

“Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me radhë”.

Duke folur për akuzat e PDK-së, Durmishi thotë se projekti për zgjerimin e aeroportit është ndërprerë për shkak të pandemisë.

Këto janë 42 kontratat që PDK thotë se Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro
Lexo po ashtu Këto janë 42 kontratat që PDK thotë se Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro

“Është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së aeroportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin tonë e bëjnë më të sigurtin në Ballkan”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës thotë se janë detyruar të nënshkruajnë aneks kontrata pasi sipas tij qeverisjet e kaluara kanë lënë punime të ndërprera.

“Të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e duke lënë gjithëmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguaj dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer. Dhe ndërkohë në teren përballemi me një gjendje jo të mirë të rrugëve për shkak të punimeve të ndërprera. Në mënyrë që ti përfundojmë këto kontrata kemi nënshkruar aneks kontratat për punë shtesë, të gjitha sipas legjislacionit në fuqi dhe në përpikëshmëri me të”.

PDK: Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro, nënshkroi 42 kontrata një burimore 
Lexo po ashtu PDK: Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro, nënshkroi 42 kontrata një burimore 

Duke krahasuar qeverisjen aktuale me atë të PDK-së, Durmishi thotë se në të kaluarën mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 19 milionë euro, derisa në vitin e parë të qeverisjes së Kurtit rrugët e njëjta janë mirëmbajtur me 9 milionë euro.

“Shtrohet pyetja se kush janë këta që po akuzojnë e që po shpifin? PDK, që nuk ka lënë gjë pa bërë duke abuzuar me pushtetin. Vetëm një dëshmi po u’a jap që e tregon se si qeverisim ne me vendin tonë dhe se sa kujdesemi për paranë publike. Mirëmbajtja verore e dimërore për rrugët regjionale e nacionale qeverisjeve të kaluara ju ka kushtuar 19 milion euro në vit. Kurse në qeverisjen tonë për një vit për rrugët e njëjta vetēm 9 milion euro. Edhe më lirë e natyrisht edhe më mirë. Kjo parti është në hall me xhepin e saj që e kishte të lidhur me buxhetin e shtetit. Qeverisja e keqpërdorimit të buxhetit të shtetit ka marrë fund dhe nuk kthehet më”, ka shkruar tutje Durmishi.

Në fund Durmishi ka thënë se  “për të gjitha këto shpifje ne do të ngrisim padi në organet e drejtësisë”./Telegrafi/