LAJMI I FUNDIT:

U abuzua seksualisht, u rrah gati në vdekje – adoleshentja braziliane thyen heshtjen, tregon detajet se si i mbijetoi rrëmbimit

U abuzua seksualisht, u rrah gati në vdekje – adoleshentja braziliane thyen heshtjen, tregon detajet se si i mbijetoi rrëmbimit

Një adoleshente braziliane ka hequr dorë nga anonimiteti i saj për të folur me guxim pasi mbijetoi një përvojë të rrëmbimit prej tetë orësh, gjatë së cilës u abuzua seksualisht, u rrah brutalisht dhe gati u mbyt në vdekje.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Kalliny Trevisan, 19, tha që zgjodhi të zbulojë përvojën e saj të tmerrshme për të inkurajuar viktimat e tjera të agresionit të mos heshtin.


E reja ishte gati të hynte në vendin e saj të punës në një laborator farmaceutik në Cotia, Greater São Paulo, kur ajo u rrëmbye rreth orës 8 të mëngjesit, më 1 qershor.

Adoleshentja braziliane Kalliny Trevisan, 19 vjeçe, ka hequr dorë nga anonimiteti i saj për të folur me guxim pasi u abuzua seksualisht

Siç bëhet e ditur, policët përdorën kamera për monitorimin e trafikut dhe sinjalet nga telefoni i saj celular për të ndjekur rrugën e makinës të drejtuar nga sulmuesi i saj, i quajtur si José Wilker dos Santos, një murator 37 vjeçar.

Adoleshentja kurajoze u gjet me duart dhe këmbët e lidhura me litar, një zinxhir rreth qafës dhe kokën e mbuluar nga një leckë e shtrirë në këmbët e ulëseve të pasme të një Chevrolet Meriva gri.

Ajo sqaroi për të martën në Bandeirantes TV pse ajo ka vendosur të flasë për sulmin.

Ajo tha: “Rastet si imi ndodhin çdo ditë dhe unë dua që gra të tjera, që kanë kaluar këtë përvojë, të kemi guximin ta raportojnë atë dhe të gjejnë forcën për të vazhduar më tej”.

“Sot kam fatin të jem gjallë. Shumë gra nuk mbijetojnë. Unë me të vërtetë mendova se do të vdisja. Por jam mirë pavarësisht nga disa lëndimeve”.

Oficerët e policisë duke përdorur kamera monitorimi të trafikut dhe sinjalet ishin në gjendje të kapnin sulmuesin e saj të quajtur José Wilker dos Santos (në foto), 37

Kalliny, e cila punon si asistente logjistike dhe është gjithashtu një model me kohë të pjesshme, ishte gati të hynte në zyrë kur i dyshuari u hodh nga makina e parkuar dhe e rrëmbeu.

Ajo kujton: “Kishte vetëm disa sekonda. Unë u përpoqa të rezistoja por ai e kishte thikën në qafë”.

“Ai tha se ai thjesht donte informacione për kompaninë për të cilën unë punoja”.

Sidoqoftë, ajo shpejt zbuloi se ajo ishte shënjestra e vërtetë e sulmit dhe i akuzuari e kishin ngacmuar atë për gati dy javë para se të niste planin e tij mizor.

Zonja Trevisan tha që koka e saj ishte e mbuluar nga një leckë teksa ishte e shtrirë në ulësen e pasme të makinës së të dyshuarit

Për fat të mirë, britmat e saj u dëgjuan nga rojet e sigurisë së ndërtesës. Por deri në momentin kur arritën në vendin e ngjarjes, ajo tashmë ishte marrë rob.

Sidoqoftë, agjentët ishin ende në gjendje të identifikonin targat dhe kontaktuan gruan e të akuzuarit, pronarin e makinës.

Ajo u dha oficerëve detaje për adresën e punës së burrit të saj.

Në një garë me kohën, policët filluan një kërkim në të gjithë qytetin për të kapur të akuzuarin dhe për të shpëtuar viktimën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori