LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury nokauton Whyten dhe mbron titullin kampion në WBC

Tyson Fury nokauton Whyten dhe mbron titullin kampion në WBC

Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e rënda të boksit, pasi ka mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, Dillian Whyte.

Në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury ka fituar përballjen ndaj britanikut tjetër Whyte në një meç shumë interesant që zgjati gjashtë raunde.


Me këtë triumf, ‘Gipsy King’ arrin ta mbrojë titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e rënda.

Raundi 1

Fury ishte më i mirë me disa goditje të sakta, por jo edhe aq të forta për ta befasuar Whyte.

Raundi 2

Britaniku me disa goditje me të majtën, ndërsa Whyte ‘ngjallet’ në fundin e raundit duke tentuar disa goditje.

Raundi 3

Raund thuajse i barabartë nga të dy boksierët, pa ndonjë goditje të fortë për ta veçuar.


Raundi 4

Ky ishte një raund acarues, me të dy boksierët që morën disa herë vërejtje nga gjyqtari, ndërsa nuk munguan goditjet. Fury ishte për një nuancë më i mirë duke ia qarë arkadën.

Raundi 5

Ky raund nisi me ritëm të ulët, por Fury me kalimin e kohës mori lojën në dorë, duke e lëkundur disa herë Whyten me disa goditje të mira.

Raundi 6

Whyte nisi të marrë pak terren, por Fury më vonë e riktheu meçin, duke dhënë disa goditje. Fundi i raundit ishte ‘tragjik’ për Whyte, i cili përfundoi me nokaut në tokë pas një ‘uppercut’ të Gipsy King.

Me këtë fitore, Fury shkon në serinë e 33 ndeshjeve pa humbje, ku ka 32 fitore (22 me nokaut) dhe një barazim.

Në anën tjetër, britaniku me prejardhje nga Xhamajka, Whyte ka në total 31 meçe ku ka fituar 28 prej tyre (19 me nokaut) derisa ka pësuar tri disfata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori