Tymi i zjarreve që po bëjnë kërdinë në pjesën perëndimore të SHBA-ve ka mbërritur deri në bregun lindor, rreth 4000 kilometra largësi, kanë bërë të ditur shërbimet meteorologjike.

Tymi i cili do të duhej të qëndronte në një lartësi prej 4500 deri në 6000 mbi Nju Jork, ka mbuluar qiellin, transmeton Telegrafi.

E për të shkak të presionit të madh, tymi ka qëndruar për ditë të tëra në bregun perëndimor. Megjithatë të hënën erërat e forta e kanë dërguar drejt lindjes.

Kjo ka kontribuar që të ndotet ajrit në qytetet si Vankuver, Portland, Oregon dhe San Francisco. Kurse cilësia e ajrit në Nju Jork nuk është aspak më e mirë. /Telegrafi/