LAJMI I FUNDIT:

Tusk: Po kthehem për t’iu kundërvënë agjendës së Vladimir Putinit në Evropë

Tusk: Po kthehem për t’iu kundërvënë agjendës së Vladimir Putinit në Evropë

Ish-kryeministri i Polonisë dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk është kthyer në mënyrë të befasishme si kreu i partisë opozitare Platforma Qytetare (PO), pas dorëheqjes së nënkryetarit Borys Budka.

Sipas Tuskut, kthimi i tij është për të ndihmuar në luftën kundër “së keqes” së lëvizjes aktuale të ekstremit të djathtë.


“Arsyeja politike për kthimin tim është besimi se PO është thelbësore, është e nevojshme si forcë, jo si kujtesë – për të fituar luftën për të ardhmen kundër Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) [e cila është parti e ekstremit të djathtë]”, tha Tusk, raporton Euractiv.

Pasi u largua nga politika polake si kryeministër i vendit nga viti 2007-2014, ai u bë president i Këshillit Evropian përpara se të bëhej kreu i Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Jarosław Kaczyński, udhëheqësi i PiS, ishte midis pjesëmarrësve të udhëheqësve të partive të ekstremit të djathtë nga 16 vendet e Bashkimit Evropian, të cilët javën e kaluar nënshkruan një dokument që bën thirrje për reformim të thellë të BE-së, ku sipas, “në vend që të mbrojë Evropën dhe trashëgiminë e saj, ajo vetë po bëhet burim i problemeve”.

Bashkënënshkruesit e dokumentit përfshijnë udhëheqësit e Frontit Kombëtar të Francës, PiS-it polak, Fidesz të Hungarisë dhe Lega Nord të Italisë.

“Presidenti Kaczyński dhe shokët e PiS-it sot duhet të kërkojnë falje. PiS zbaton 100 për qind agjendën e Rusisë. Unë tërbohem kur dëgjoj për atë që bëjnë ata sepse e keqja që bën PiS është kaq e dukshme dhe e turpshme”, shtoi ai.

Tusk tha se “miqtë e rinj” të Kaczyńskit kanë një gjë të përbashkët: “Rusia e Vladimir Putinit është më afër zemrave të tyre sesa Bashkimi Evropian”.

Sipas tij, nënshkrimi i Kaczyńskit ishte një hap tjetër drejt “izolimit të plotë” të Polonisë.

“Në të vërtetë personi i vetëm që hap shampanjë pas vendimeve të PiS-it është Putini në Kremlin”, tha Tusk.

E Djathta e Bashkuar në pushtet e Polonisë (Zjednoczona Prawica), nga e cila PiS është grupi më i madh, është akoma kryesuese në sondazhe, por javëve të fundit janë shfaqur mosmarrëveshje midis partnerëve të koalicionit, ku tre ligjbërës u larguan nga grupi parlamentar i PiS-it. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori