LAJMI I FUNDIT:

Tusk dhe Ivanov të hënën do të kenë takim në katër sy

Tusk dhe Ivanov të hënën do të kenë takim në katër sy

Njeriu i parë i BE-së Donald Tusk të hënën nga Sllovenia do të udhëtojë për Maqedoni dhe do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov. Takimi është paraparë të fillojë në orën 14, ndërsa sipas agjendës së Tusk do të ketë takim prej gjysëm ore në katër sy, pa këshilltarë dhe diplomatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pas në orën 14:30 është paraparë deklaratë e Tusk për gazetarët, ndërsa rreth orës 15 Tusk dhe Ivanov do të darkojnë së bashku, këtë radhë me këshilltarët e tyre.

Donald Tusk nuk ka paraparë takime me politikanë tjerë në Maqedoni./Telegrafi/