LAJMI I FUNDIT:

Turqia teston bombën njëtonëshe, thonë se e tejkalon edhe shpejtësinë e zërit (Video)

Turqia teston bombën njëtonëshe, thonë se e tejkalon edhe shpejtësinë e zërit (Video)

Turqia ka realizuar një test të rëndësishëm të një bombe për qëllime të përgjithshme MK-84 me peshë një ton, e cila kaloi shpejtësinë e zërit dhe me sukses shpoi një cak betoni të përforcuar me çelik.

Testi u realizua në linjën më të gjatë hekurudhore të dyfishtë për testim në Evropë, HABRAS (Infrastruktura e Testimit Dinamik të Kokave Raketore me Sistem Hekurudhor), ndërsa pjesëmarrës ishte edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank.


HABRAS, sistem i inicuar nga Këshilli Turk për Studime Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK) në provincën Konya në qershor të vitit 2017 dhe i hapur më 31 tetor të këtij viti nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, është i gjatë 2.000 metra dhe hekurudha më e gjatë dyanësore në Evropë.

Bomba MK-84 e testuar në këtë sistem tejkaloi shpejtësinë e zërit, duke arritur në 1.850 kilometra në orë, ndërsa po ashtu shpoi cakun me beton të përforcuar në trashësi prej një metri, thuhet në një njoftim të Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë.

Ministri Varank ka deklaruar se bomba MK-84 për qëllime të përgjithshme, e cila ka tipare për shpime të pjesshme dhe peshë prej një toni së bashku me rrëshqitësin transportues, ka arritur një sukses të paprecedent në historinë e industrisë turke të mbrojtjes.

Ndërkaq, në një sërë postimesh në rrjetin social Tëitter, Varank tha se Turqia dëshmoi një veprim historik me testimin e realizuar.

“Në testim e kryer, rreth 1 ton municion arriti shpejtësi 1,5 herë më të lartë se ajo e zërit. Kështu, industria jonë e mbrojtjes arriti një sukses të rëndësishëm”, shkroi Varank, përcjell AnadolyAgency.

Sipas njoftimit të ministrisë, HABRAS përdoret për testimin e sistemeve të armatosura kombëtare në fazën e prodhimit, testime për miratimin e municioneve që prodhohen në seri, si dhe testimin e veprimtarisë së sistemeve të armatosura të blera nga jashtë nga ana e forcave turke mbi caqe të ndryshme në rrethana operative.

Më parë, Turqia ka testuar armët në sisteme jashtë vendit, për çka është nevojitur të kalohet nëpër një proces për marrjen e lejeve, ndërsa testimi është përcjellur edhe nga shtetet pritëse.

“Me HABRAS, u mënjanua nevoja për të marrë leje, dhe nga ana tjetër u ruajt privatësia e testeve. Infrastruktura të ngjashme me HABRAS kanë shtete që kanë zhvilluar sistemet e tyre, siç janë SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania”, tha ministria turke.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori