LAJMI I FUNDIT:

Turqia sot në zgjedhje për presidentin e parlamentin

Turqia sot në zgjedhje për presidentin e parlamentin

Turqia gjendet përpara një vendimi të vështirë e të dyfishtë pasi sot do të votohet për presidencën dhe parlamentin.

Këto zgjedhje, në kombin e 81 milionë njerëzve, konsiderohen historike pasi hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese duke transformuar sistemin qeverisës të Turqisë në një presidencë ekzekutive. Kjo do të thotë se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.


Presidenti aktual Recep Tayip Erdogan i cili po pretendon një tjetër mandat, gjendet përballë 5 kandidatëve të tjerë, por si kundërshtar kryesor konsiderohet Muharrem Ince, një ish-mësues fizike, i cili u propozua nga partia kryesore opozitare.

Erdogan ka shërbyer si president nga viti 2014 dhe është presidenti i parë turk i zgjedhur me votë popullore. Para kësaj, ai shërbeu si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Zgjedhjet po zhvillohen 16 muaj më herët se sa janë planifikuar, në mes të një gjendjeje të gjatë emergjence dhe shenjave të një ekonomie në rënie.

Më shumë se 59 milionë shtetas turq, duke përfshirë rreth 3 milionë banorë jashtë vendit, kanë të drejtë të votojnë.

Një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50 përqind të votave për një fitore të plotë.

Nëse kjo nuk arrihet, një raund i dytë do të zhvillohet më 8 korrik midis dy kandidatëve kryesorë.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori