LAJMI I FUNDIT:

Turqia nuk do të lejojë një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë, thotë ministri i Jashtëm turk

Turqia nuk do të lejojë një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë, thotë ministri i Jashtëm turk

Bosnja dhe Hercegovina luan një rol kyç në stabilitetin e rajonit dhe Turqia nuk do të lejojë një konflikt të ri, deklaroi të shtunën ministri i Jashtëm turk.

Deklaratat e Mevlut Cavusoglu erdhën gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologen e tij boshnjake, Jasmina Turkovic në Sarajevë, transmeton Telegrafi.


“Bosnja dhe Hercegovina është në një pozicion kyç për sa i përket stabilitetit rajonal, prandaj nuk mund të lejojmë një konflikt të ri këtu në Bosnje dhe Hercegovinë. Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi në këtë drejtim,” tha Cavusoglu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të mbajë samitin trepalësh Turqi-Bosnjë-Hercegovinë-Serbi në kohën përkatëse, shtoi ai.

“Gjatë kontakteve tona në Beograd, pamë se edhe autoritetet serbe janë të gatshme për këtë samit, si dhe (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq”.

Cavusoglu u takua të mërkurën me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç në Beograd.

Ata shkëmbyen mendime për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Cavusoglu përsëriti mbështetjen e fortë të Turqisë për Bosnje Hercegovinën dhe rajonin.

Ai është aktualisht në një turne ballkanik. Deri më tani ai ka vizituar Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë dhe destinacioni i tij i radhës është Kosova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori