LAJMI I FUNDIT:

Turqia dënon djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, e quan “akt të ndyrë”

Turqia dënon djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, e quan “akt të ndyrë”

Turqia ka dënuar djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e përshkruar atë si një “akt të ndyrë”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vendi tha se vendimi i qeverisë suedeze për lejimin e protestës ishte “plotësisht i papranueshëm”.


Kjo vjen në kohën e rritjes së tensionit diplomatik midis dy vendeve.

Kurani digjet pranë ambasadës turke në Stokholm, Turqia anulon vizitën e ministrit suedez të Mbrojtjes
Lexo po ashtu Kurani digjet pranë ambasadës turke në Stokholm, Turqia anulon vizitën e ministrit suedez të Mbrojtjes

Turqia e cila i kishte bërë thirrje Suedisë për të ndaluar protestën, më herët anuloi një vizitë të ministrit suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson, duke thënë se udhëtimi kishte “humbur rëndësinë dhe kuptimin e tij”.

Shpresohej se udhëtimi mund të largonte kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e vendit skandinav në aleancën ushtarake të NATO-s. Turqia deri më tani ka penguar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Turqia kërkon lëshime politike, duke përfshirë dëbimin e kritikëve të presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan, dhe kurdëve që ajo pretendon se janë terroristë.

Turqia është tashmë një anëtare e NATO-s, që do të thotë se mund të bllokojë një vend tjetër nga anëtarësimi. Suedia dhe Finlanda aplikuan të dyja për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Rasmus Paludan, një politikan dhe lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Hard Line) dogji një kopje të Kuranit gjatë protestës të shtunën pasdite jashtë ambasadës turke në Stokholm. Paludan, gjithashtu ka nënshtetësi suedeze.

Një protestë e veçantë u zhvillua në qytet në mbështetje të kurdëve dhe kundër ofertës së Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Një grup demonstruesish pro-turq mbajtën gjithashtu një tubim jashtë ambasadës. Të tre ngjarjet kishin leje policore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori