LAJMI I FUNDIT:

Turpi mbi trupin

Turpi mbi trupin

E drejta për abort në Kosovë është e garantuar me ligj. Pavarësisht këtij rregullimi ligjor, ndërprerja e shtatzënisë në shoqërinë kosovare ende lidhet me moralin dhe nderin e gruas.

Duke pasur parasysh perceptimin e shoqërisë mbi abortin, gratë hezitojnë të shkojnë në institucione publike. Nga frika prej përjashtimit shoqëror ato zgjedhin mënyra të tjera për të abortuar të cilat nuk janë aspak të sigurta.


Preportr ka gjetur se vetëm pesë nga 122 klinika gjinekologjike private që gjenden në Kosovë, kanë licencë për të ushtruar veprimtarinë e ndërprerjes së shtatzënisë. Preportr ka vizituar dy nga pesë spitalet që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj për ndërprerjen e shtatzënisë dhe ka gjetur se aty kryhet vetëm një numër simbolik i aborteve. Numri më i madh i aborteve realizohet në klinika private të palicencuara.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka monitoruar asnjëherë këto klinika dhe nuk ka asnjë shifër të aborteve që realizohen aty. Kjo ministri nuk ka krijuar kushte të favorshme për të garantuar shëndetin riprodhues të grave.

Përceptimi mbi abortin si vepër e pamoralshme dhe çmimi i lartë për ta kryer këtë shërbim nëpër klinika private, nuk e ka ulur numrin e aborteve. Gratë e sidomos vajzat e reja po zgjedhin forma të fshehta abortimit duke kryer këtë procedurë në ambiente shtëpie pa ndihmën e mjekëve. Preportr ka gjetur se me vetëm 0.50-0.80 cent gratë mund të blejnë pa recetë një medikament i cili shkakton abort.

box_1_Turpi_mbi_trupin

Pavarësisht që raportet flasin për shifra alarmante të abortit, në institucionin publik realizohet një numër i vogël i tyre. Sipas të dhënave që ka siguruar Preportr, në QKUK realizohen mesatarisht 100 aborte në vit.

Edhe pse është institucion publik, gratë për të abortuar duhet të paguajnë një shifër të caktuar të hollash. Nëse aborti realizohet me anestezion lokal çmimi që paguhet është 40 euro, ndërsa 50 euro me anestezion total. Nga pagesa lirohen vetëm ato gra që kanë asistencë sociale.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori