Serinë e golave e hapi Allan duke i kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 13-të dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë (48’), Lorenzo Insigne e dyfishoi epërsinë që më pas (68’) të realizonte edhe golin e dytë personal në këtë duel.


Rezultati përfundimtar u vendos nga Rodrigo Ely, i cili e gaboi portën (77’).

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, luajti nga minuta e parë për skuadrën triumfuese.

Milani është i 11-ti në tabelë me nëntë pikë të fituara pas shtatë javësh, ndërsa Napoli është ngritur në vend të gjashtë me 12 pikë, gjashtë më pak se lideri Fiorentina.

Kujtojmë që Viola e ka rritur diferencën në krye të tabelës me dy pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Interi. /Telegrafi/ 

 
 
 
 
telegrafi sport app