LAJMI I FUNDIT:

Turisti britanik u trondit kur gjeti dy minj në tualetin e një hoteli

Turisti britanik u trondit kur gjeti dy minj në tualetin e një hoteli

Një turist britanik ka pohuar se ka gjetur dy minj në tualetin e tij përpara se njëri të dilte jashtë dhe të vraponte rreth dhomës së tij të hotelit në Turqi.

Andy Walker, 32 vjeç, tha se gruaja e tij shpërtheu në lot dhe u hodh në shtrat derisa miu vraponte nëpër dhomë në një hotel në Oludeniz, transmeton Telegrafi.


Një video shokuese tregon një mi që notonte në gropën me ujë të guaskës së tualetit derisa përpiqej të arratisej.

Walker, pretendoi se një mi i dytë ishte fillimisht në tualet, por arriti të dilte përpara se të vraponte nëpër dhomën e hotelit më 3 korrik.

Britaniku nga Harrogate, Yorkshire, tha se lajmëroi stafin e hotelit për minjtë, por përgjigjja ishte shokuese. “Po kemi minj, ne mund ta zgjidhim problemin në mëngjes”, i kishte thënë stafi i hotelit.

“Filluam t’i shpaketonim rrobat dhe shkova në tualet, ngrita sediljen e tualetit dhe dy minj u përpoqën të kërcenin jashtë. Njëri ia doli, tjetri mbeti ende në tualet”, u shpreh Walker.  /Telegrafi/