Turistët tregojnë vizitat zhgënjyese në destinacionet më të popullarizuara në botë (Foto)
Venediku është përplot me kanale të njëjta, Piramidat e Egjiptit janë të vogla, kurse Louvre është çmendurisht i mbushur me njerëz.
Mund të tingëllojnë, si ankesa shumë absurde. Por, për ata që kursejnë para për një kohë të gjatë dhe planifikojnë të vizitojnë destinacionin e preferuar, zhgënjehen kur shohin se nuk kanë të bëjnë asgjë me pritjet që kishin.
Gjithçka filloi në forumin Quora, kur një anëtar pyeti se, “cili është destinacioni turistik, që i ka zhgënjyer më së shumti?”.
Destinacionet në Itali, ishin ato që mblodhën kritikat e para, pasi Drussila Holland, tha se Venediku nuk ia plotësoja as pritjet më të vogla.
“Mund të jetë qytet, ku shkojnë të pushojnë edhe më të pasurit e botës, por e tëra është një kurth. Të gjitha kanalet janë të njëjta dhe iu vjen era kanalizim”, ka thënë Holland.
Sipas saj, “kur arrin është përrallore, kanali të lë pa mend. Por, kaq e pat, të gjitha kanalet janë të njëjta, ti je futur në kurth”, përcjell Telegrafi.
Një anëtar anonim i forumit, ka thënë se më së shumti u dëshpërua nga Florenca – kapsula e ruajtur në kohë e Renesansës, që është shtëpi e katedrales Duomo, galerisë Uffizi dhe muzeut Bargello.
“Duhesh të bësh kilometra të tërë, duke ecur në katrorë”, ka thënë ai shkurt për Florencën, që vërtetë është e ndërtuar në sistem katrorësh dhe gjithnjë del aty ku ishe më parë.
Për Ina Abdul, Piramidat e Gizës në Egjipt, ishin një zhgënjim i madh. Të vetmet objekte nga Shtatë Mrekullitë e Botës, të ndërtuara nga dy milionë gurë dhe mbi 100 mijë njerëz, për Abdul ishin shumë të vogla.
“Nuk ishin aq të mëdha dhe të gjerë, sa i kam imagjinuar gjithmonë”, ka thënë ajo. Colin Merestscy ishte zhgënjyer me Kho Phi Phi Island të Tajlandës.
“Aty më nuk kishte ishull në det, ishte një tmerr me mbeturina plastike, shumë barka dhe turistë të pamëshirshëm që i dëmtojnë koralet”, është ankuar Merestscy.
Derisa Badari Paruganti ka shkruar për pushimet në Bali, plazhet e së cilit, nuk i ka konsideruar si më të mirat.
“Po që se bëni hulumtime të mëdha, mbase edhe mund ta gjeni ndonjë plazh të mirë. Por, do t’ju përfundojë pushimi”, shkroi Paruganti.
Destinacioni më i keq që e ka vizituar Eulises Quintero, është kryeqyteti i Kamboxhias, Phnom Penh.
“Sapo arrita, i dëgjova në hollin e hotelit disa turistë, që ankoheshin se i kanë vjedhur. Stafi iu thoshte se kjo është një ngjarje normale, sepse këtu gjithnjë ka vjedhje”, ka thënë Quintero.
Turisti C. Nthenya është shprehur se Dubai nuk i ka pëlqyer aspak, sepse është një “xhungël betoni”.
“Gjithçka aty është e fabrikuar, pos rërës dhe nxehtësisë së padurueshme. Sikur prej gjithkah janë marrë gjërat më të mira, për t’u vendosur si luksoze në mes të shkretëtirës”, ka thënë Nthenya.
Për Nadhiya Athaide, Tokio ishte e njëjtë.
“I gjithë qyteti më dukej sikur është nga plastika”, ka shtuar ajo.
Derisa Kristin M Wilson, është ankuar për Santorinin me ujëra të kristalta, ndërtesa me kulme të kaltra dhe peizazhe vullkanike.
“Më duket se Santorini, është vendi më i dëshpëruar që kam parë. Është i njëjtë sikur të gjitha ishujt tjerë të Greqisë, vetëm se shumë më i shtrenjtë dhe i mbushur me turistë”, tha e dëshpëruar Wilson.
Charles Tango i është bashkuar diskutimit, që të ankohet për Louvren – muzeun më të madh në botë, ku ndodhen pikturat më të famshme që nga shekulli i gjashtë, deri në ato të shekullit XIX. Për Tango, ishte “çmendurisht i mbushur me njerëz”.
Graham Stephens nuk ka mbetur aspak i kënaqur, me Akropolisin e Athinës.
Megjithëse UNESCO e konsideron si ‘simbolin e civilizimit klasik’, për Stephens ishte vetëm një ‘gërmadhë e madhe, me disa gërmadha tjera të vogla’.
Bashkë me shumë, njerëz që deshën të shkojnë në Times Square të New Yorkut, ishte edhe Amisha Agarwal, i cili kur arriti aty mbeti i zhgënjyer keq.
“Është vetëm një zonë gjigante klaustrofobike, me blerës të pasur dhe shumë të pistë. Në fillim duket mirë, por pas pak momenteve, nuk është asgjë tjetër pos hapësirë e dëshpëruar”, ka përfunduar Agawal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Pallto të varura përreth! Momenti kur hajduti u gjet i fshehur në një dollap në Angli, para se të arrestohej nga policia
Një elefant shihet “duke bërë një turne rrugëve të Montanas” – pasi u arratis nga cirku
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi
Pallto të varura përreth! Momenti kur hajduti u gjet i fshehur në një dollap në Angli, para se të arrestohej nga policia
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE