LAJMI I FUNDIT:

Turistët e guximshëm qëndruan shumë afër llavës nga vullkani aktiv (Video)

Turistët e guximshëm qëndruan shumë afër llavës nga vullkani aktiv (Video)

Grupi i turistëve që vizituan një ishull të Hawaiit, patën rastin e rrallë të qëndrojnë shumë pranë rrjedhës së llavës – teksa, gjithçka arritën ta filmojnë.

Meqenëse vullkani aktiv nuk kishte rrjedhë aq të rreptë, atyre iu mundësua ta përjetojnë prej një afërsie të madhe këtë fenomen natyror, transmeton Telegrafi. Kjo nuk lejohet gjithmonë, por  vetëm kur rrjedha është e qetë dhe ngrihet brenda pak momentesh.


“Të shohësh llavën, është një prej përjetimeve më të veçanta. Të qetëson dhe të mbushë me kënaqësi”, ka thënë John Tarson, që është shoqërues i turistëve.

“Turistët praktikisht janë mbi sipërfaqen e shkrirë, ndërsa shumë pranë rrjedhës që arrin deri në 540 gradë Celsius. Ndonjëherë mund të qëndrohet vetëm pak centimetra afër”, ka shtuar Tarson, që është njohës i mirë i vullkaneve.

Megjithëse iu mundësua të afrohen, vetëm një grup i vogël patën guximin të shkojnë pranë. /Telegrafi/