LAJMI I FUNDIT:

Tupurainen: Evropa ka obligime ndaj Ballkanit Perëndimor

Tupurainen: Evropa ka obligime ndaj Ballkanit Perëndimor

“Kryesimi finlandez me Bashkimin Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, porositi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg në Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin në nivel ministrave të jashtëm mes tjerash duhet të bisedohet edhe rreth vendimit për fillim të negociatave me të dy vendet.

“Zgjerimi është në agjendën tonë dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal drejt Ballkanit Perëndimor, për atë se çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ka obligime dhe duhet t’i përgjigjemi rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.


Tuturainen theksoi se tani për tani nuk dëshiron ta parashikojë rrjedhën e bisedimeve, përsëriti se kryesimi finlandez e mbështetë zgjerimin, por shtoi se duhet të dëgjohen edhe qëndrimet e vendeve të tjera anëtare, sepse vendimet sillen me konsensus.

Në rend dite, sot në takimin në Luksemburg është edhe Brekziti, ndërsa ministrja finlandeze theksoi se duhet të përgatiten të gjithë skenarët e mundshëm.

“Duhet të jemi të përgatitur se do të ketë marrëveshje, por duhet të jemi të përgatitur edhe se nuk do të ketë”, shtoi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori