Janë bërë hapa përpara në luftën kundër melanomës malinje falë një ekipi hulumtues italian, i cili ka zbuluar një molekulë që i përket kategorisë së ‘microRNA”, e quajtur MIR-579-3p që vepron si një shtypës të rritjen e tumorit.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore “PNAS”, u krye nga Instituti ‘Pascale’ i Napolit, i udhëhequr nga drejtori shkencor, Gennaro Ciliberto dhe drejtori i strukturës komplekse të Onkologjisë Mjekësore të Melanmoës, Paolo Ascierto.
MIR-579-3p kontrollon prodhimin e dy proteinave të rëndësishme të quajtur onkogjenë, që nxisin rritjen e tumorit. Studiuesit treguan se kjo molekulë e vogël, funksionon si shtypës në rritjen e tumorit. Dhe që është i pranishëm me bollëk në qelizat normale, por sasia e saj zvogëlohet gjithnjë e më shumë në momentin që melanoma bëhet më agresive.
Fakt akoma më i rëndësishëm është reduktimi i saj i ndjeshëm në melanomat që bëhen rezistente me kalimin e kohës.
Në qoftë se molekula “administrohet” jashtë qelizave të kancerit, nivelet e onkogjeneve zbresin dhe qelizat fillojnë të vdesin, shkruan Shqip. Përveç kësaj, vëzhgimi i rëndësishëm për implikimet e saj të mundshme terapeutike parandalon formimin e qelizave rezistente ndaj dy barnave BRAF dhe MEK.
“Në bazë të këtyre gjetjeve mund të krijohet mundësia, – thotë Gennaro Ciliberto, – për të përdorur përmes teknologjisë Mir-579-3p, si një ilaç për përmirësimin e terapive aktuale. Ndër të tjera, mund të maten nivelet e Mir në gjak si një monitoruese për të parashikuar procesin e sëmundjes dhe zhvillimin e rezistencës ndaj terapive”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'