LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: BE të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit

Tsipras: BE të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot në Beograd bisedoi me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë – Bojko Borisov, Mihai Tudose dhe Alexis Tsipras, rreth asaj se si Serbia më shpejtë të afrohet drejt Bashkimit Evropian (BE) por edhe në projektet e infrastrukturës në lidhje me gazin dhe hekurudhat. Kryeministri i Greqisë, Tsipras tha se BE-ja duhet të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit.

“Ishte e ditur se Ballkani është një rajon i rrezikshëm. Serbia nuk mund të jetë jashtë familjes evropiane më, me kusht që pjesa më e madhe e popullsisë dëshiron të jetë pjesë e BE-së”, tha Tsipras në konferencën e përbashkët për media në Beograd.


Ai shtoi se paqja, stabiliteti dhe rritja ekonomike në Ballkan mund të arrihen vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, ku Traktati i Lozanës do të ishte një “gurthemel” për Ballkanin.

Kryeministri bullgar Borisov u ka thënë sot zyrtarëve të BE-së se me Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Greqinë do të kenë një Ballkan të sigurt i cili nuk do të bëjë probleme.

Vuçiq falënderoi kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë për mbështetjen e tyre ndaj Serbisë në rrugën evropiane.

“Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, por gjithashtu stabilitetin, paqen e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë diskutuan gjithashtu mbi projektet infrastrukturore që lidhen me tubacionet e gazit, hekurudhat dhe autostradat.

Vuçiq tha se Serbia dhe Bullgaria diskutuan lidhjen e gazit dhe se për pjesën që Serbia do të bëjë, janë siguruar 85 milionë euro, prej të cilave 49.1 milionë euro janë marrë nga grantet e BE-së. Ai shtoi se është e rëndësishme për Serbinë edhe qëllimi i Bullgarisë të ndërtojë disa tubacione pranë brigjeve të Detit të Zi, nga ku Serbia do të merrte gaz nga “Rrjedha Turke” dhe nga Aleksandropolis, por gjithashtu edhe nga Rumania dhe vende të tjera.
Borisov tha se vitin e ardhshëm do të përfundojnë dy hekurudha Beograd-Sofje-Selanik, Beograd-Sofje-Burgas dhe Beograd-Sofje-Stamboll dhe se Bukureshti dhe Sofja duan të lidhen me autostrada më të mira.

“Autostrada jonë Stamboll-Sofje-Burgas, e cila është e re, tashmë është e ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë atë. Më shumë se 5.000 kamionë kalojnë kufirin turko-bullgar”, tha Borisov.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori