LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri

Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri

Në një adresim popullit grek mbrëmjen e së shtunës, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka njoftuar lidhur me situatën politike dhe zhvillimet në marrëdhëniet mes Greqisë dhe vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Lidhur me Shqipërinë, Tsipras ka bërë me dije se dialogu me palën shqiptare për çështjet mes dy vendeve duket se ka qenë produktiv dhe dy vendet janë të gatshme për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe.


“Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”, tha Tsipras.

Duke folur për Maqedoninë, Tsipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, çka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit.

E ndërsa për çështjet me Shqipërinë duket se e gjithë politika greke inkurajon një zgjidhje, për emrin e Maqedonisë të gjithë liderët politikë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për të mos pranuar një zgjidhje me përmbajtjen e emrit “Maqedoni” në emërtimin e fqinjit verior të Greqisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori