Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka deklaruar se incidenti në Idomeni është një turp i madh për Evropën dhe Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e tij, Tsipras ka thënë se në këtë ngjarje ka dy sfida. Njëra është sfida me aktivistët e OJQ-ve, që sipas tij, janë vendosur diku përreth Gjevgjelisë dhe nxitin protesta të refugjatëve, kurse sfida e dytë është përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës nga forcat e IRJM-së ndaj refugjatëve të paarmatosur, të cilët nuk ishin kërcënim serioz ndaj këtyre forcave.

Ndaj reagimeve të këtilla të shtetit grek drejtuar Maqedonisë, për incidentin në Idomeni, pritet që MPJ e Maqedonisë të deklarohet zyrtarisht me një kundërreagim./Telegrafi/