LAJMI I FUNDIT:

Tsipras dhe Kurz urojnë Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Tsipras dhe Kurz urojnë Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Qeveria greke ka shprehur urime për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Në një postim të qeverisë greke në Twitter thuhet se kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me Zoran Zaevin dhe e ke uruar për procesin e suksesshëm të ndryshimit të Kushtetutës mbi bazë të Marrëveshjes së Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Urime ka shprehur edhe kancelari austriak Sebastian Kurz. Ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe shpreson për klimë pozitive në rajon.

Ndërsa për ngjarjet e fundit në Kuvend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Ai thotë se është shkruar histori dhe se është krenar që është pjesë e historisë së vërtetë.

“Kemi shkruar histori me hapjen e të ardhmes sonë. Treguam se mrekullitë janë të mundshme. Treguam se jemi evropianë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe sipas vlerave evropiane. Jam krenar që jam pjesë e historisë së vërtetë”, ka shkruar Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori