LAJMI I FUNDIT:

Truqet për kafe të përsosur! (video)

Truqet për kafe të përsosur! (video)

Mësoni si të bëni shkumën nga qumështi apo si ta zbukuroni filxhanin tuaj me kafe.

Shkumën nga qumështi mund ta bëni duke hedhur qumësht të ftohur në kavanoz të vogël dhe duke e tundni, pastaj ngroheni qumështin.


Nëse kafja ju është e hidhët, shtoni një kokrrizë kripe që ta neutralizojë shijen e hidhët, transmeton Telegrafi.

Kafen e ftohtë të bardhë mund ta bëni duke hedhur kafen në kallëp për akull. Për servirim shtoni vetëm qumësht.

Nëse nuk keni aparat kafeje në shtëpi, mund t’ju shërbejë një enë e vogël me ujë të ngrohtë dhe letra për kafe.

Nëse dëshironi që kafja t’ju duket sikur ajo që e përgatisin në kafene, mund të përdorni këtë truk me karton.

I pritni germat apo ato që dëshironi, i vendosni sipër filxhanit me shkumë dhe qitni kakao apo kanellë. Do të krijoni kryevepër të vërtetë! /Telegrafi/