Kjo recetë e lehtë është ideale për drekë, darkë ose si shujtë e shëndetshme për gjithë familjen

Të arta nga jashtë, të buta dhe të lëngshme nga brenda – këto kafshata me peshk të bardhë, bullgur, spinaq dhe thërrime buke janë ideale si drekë e lehtë, darkë ose shujtë e shëndetshme për gjithë familjen.


Përgatiten thjesht dhe janë të pasura me proteina dhe vlera ushqyese.

Përbërësit:

  • 300 g fileto peshku të bardhë (merluc, bakalar ose pangasius)
  • 100 g bullgur i zier
  • 100 g spinaq
  • 1 vezë
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper, majdanoz dhe pak lëng limoni sipas shijes
  • Thërrime buke për mbështjellje
  • Vaj për skuqje ose pjekje

Përgatitja:

Ziejeni peshkun ose gatuajeni në avull, më pas copëtojeni me pirun. Në një enë të thellë përzieni peshkun, bullgurin e zier, spinaqin, vezën, qepën, hudhrën, kripën, piperin, pak lëng limoni dhe majdanozin e grirë.

Formoni masa të vogla në formë topthash ose petash të vogla dhe kalojini në thërrime buke.

Skuqini në pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët ose piqini në furrë në 200°C për rreth 20–25 minuta, derisa të bëhen të pjekura mirë dhe me sipërfaqe të lehtë krokante.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.