Stili skandinav po fiton gjithnjë e më shumë fansa, përfshirë njerëzit që jetojnë jashtë pjesës veriperëndimore të Evropës.
Është një mënyrë e të menduarit që përhapet jo vetëm në banesën tuaj, por edhe në stilin tuaj të veshjeve dhe qëndrimin që keni ndaj jetës në përgjithësi. Nuk është rastësi që Danimarka dhe Norvegjia janë në krye të listës së vendeve më të lumtura. Pra, nëse dikush e kupton lumturinë, atëherë janë padyshim skandinavët.
Bright Side tregon disa hile nga ky stil:
Brendësia: minimalizëm dhe funksionalitet
Parimet themelore të stilit skandinav janë thjeshtësia dhe komoditeti. Niki Brantmark, autori i blogut ‘Shtëpia ime Skandinave’, këshillon përzierjen e artikujve të brendshëm të cilësisë së mirë dhe moderne duke u dhënë përparësi materialeve natyrore.
Stili skandinav ka të bëjë me cilësinë, jo me sasinë. Banorët e Norvegjisë, Danimarkës dhe Suedisë nuk përpiqen të zotërojnë shumë gjëra – është më mirë të keni vetëm një kolltuk në një dhomë në vend të 2 ose 3, nëse është e rehatshme, e fortë dhe do të zgjasë për shumë vite.
Veshjet: Gjëja e rëndësishme është rehatia
Minimalizmi skandinav në rroba bazohet në të njëjtat parime si brendësia e shtëpisë, të cilat janë thjeshtësia, komoditeti dhe rehatia.
Duke parë koleksionet e veshjeve të krijuara nga stilistët suedezë, ju menjëherë i kushtoni vëmendje prerjes lakonike, mungesës së asimetrisë dhe numrit të vogël të elementeve dekorative.
Pastrimi: Mos kini frikë të hidhni gjëra të panevojshme
Libri i Margareta Magnusson, ‘The Gentle Art of Swedish Death Cleaning’, është shumë i popullarizuar në Suedi. Koncepti i saj sugjeron të mendosh për atë që do të lash pas: një shtëpi plot me gjëra të panevojshme, apo hapësirë ku çdo detaj mbushet me kuptime dhe kujtime?
Udhëzuesi i Margareta është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të çlirojnë shtëpinë e tyre nga sende të panevojshme. Ky lloj pastrimi nuk ka të bëjë vetëm me pluhurin dhe rregullimin e gjërave në vendet e tyre, por ka të bëjë me ri mendimin e mënyrës suaj të jetës.
Materialet natyrore dhe ushqimi i shëndetshëm
Skandinavët vlerësojnë me të vërtetë gjithçka që është e natyrshme dhe kjo vlen jo vetëm për brendësinë e shtëpisë së tyre, por edhe për veshjet dhe ushqimin e tyre.
Një familje skandinave ka dysheme druri në shtëpinë e tyre, një tavolinë lisi, në veshjet e tyre mbizotërojnë liri, leshi dhe sendet prej lëkure dhe ata më mirë do të shërbejnë peshk dhe perime të pjekura për darkë sesa të porosisin një pica. Nocioni popullor i lumturisë daneze, nuk është porositja e ushqimit të gatshëm, por diçka shtëpiake, e gatuar me duart tuaja.
Mënyra e jetesës: Shijoni gjërat e thjeshta
Në Skandinavi, ekzistojnë disa koncepte dhe secili prej tyre i referohet një lloji të caktuar jetese. Ju ndoshta keni dëgjuar për ‘lagom’ ose ‘hygge’, dhe danezët dolën me një filozofi të jetës të quajtur, ‘Lykke’. Ekziston një ndryshim midis të gjitha këtyre, por në të njëjtën kohë, ato kanë shumë të përbashkëta.
Në cilindo prej këtyre koncepteve, do të gjeni të njëjtin mesazh – duhet të jeni në gjendje të shijoni gjërat e thjeshta. Një mbrëmje me të dashurit, disa orë vetëm me një libër të mirë, një gotë me çokollatë të nxehtë pas një shëtitje në dimrin e ftohtë, ose erën e freskisë pas shiut – thjesht duhet të gjeni diçka që ju sjell gëzim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj