LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajetë i një gruaje në Brazil u gjet i varrosur në shkallët prej betoni, pasi një person vuri re një erë të keqe

Trupi i pajetë i një gruaje në Brazil u gjet i varrosur në shkallët prej betoni, pasi një person vuri re një erë të keqe

Trupi i një gruaje në Brazil u zbulua i varrosur brenda shkallëve prej betoni pasi shefi i ndërtesës vuri re një erë të keqe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në përgjigje të shqetësimit të menaxherit të shesh ndërtimit, policia theu një vrimë në mur ku gjeti trupin e 25-vjeçares Joice Maria da Gloria Rodrigues, e zhveshur me një bluzë të mbështjellë në qafë.


Një murator 54-vjeçar dyshohet se e ka pranuar vrasjen e 25-vjeçares, derisa dyshohet se e ka përdhunuar.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes të martën më 5 tetor.

Viktima, e cila ishte studente, jetonte me burrin dhe dy vajzat e saj në qytetin brazilian të Sao Vicente, i cili është gjithashtu vendi ku ndodhi krimi. /Telegrafi/