LAJMI I FUNDIT:

Trupat pakistaneze lirojnë familjen e kidnapuar nga talebanët

Trupat pakistaneze lirojnë familjen e kidnapuar nga talebanët

Ushtarë pakistanez kanë liruar një familje pesë anëtarëshe, që vjen nga Amerika Veriore, të cilët ishin duke u mbajtur peng nga Talebanët afgan.

Kanadezi Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij amerikane, Caitlan Coleman ishin kidnapuar përderisa ishin për vizitë në Afganistan në vitin 2012.


Ata u bënë me tre fëmijë përderisa ishin të kapur.

Familja u shpëtuan pas një lajmërimi të SHBA-ve, që ishin në një operacion në afërsi të kufirit në Afganistan.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë që ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet në mes të Amerikës dhe Pakistanit.