Banditët kinezë “Snakeheads” mund të jenë ata që qëndrojnë pas vdekjes së 39 migrantëve të gjetur të ngrirë në pjesën e pasme të një kamioni në Essex, Britani e Madhe.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ata mund të kenë qenë organizatorët e udhëtimit, si pjesë e një rrjeti fitimprurës të kontrabandës në botë.
Ndryshe, “Snakeheads”, sipas Wikipedia, janë bandat kineze që kontrabandojnë njerëzit në vendet e tjera.
Ata, siç thuhet tutje, gjenden në rajonin Fujian të Kinës dhe kontrabandojnë klientët e tyre në vende më të pasura perëndimore si ato në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Australi dhe disa rajone më të afërta si Tajvani dhe Japonia.
Grupi i njerëzve të gjetur të vdekur dyshohet se ishin pre e bandës, të dëshpëruar për të shpëtuar nga jeta e vështirë dhe për gjetur një jetë më të mirë në Perëndim.
Dhe një burim tha se banditët e pashpirt nuk do të ndjehen keq për fatin e 31 burrave dhe tetë grave – por do të zemërohen me paratë që kanë humbur sepse nuk mbërritën ata të gjallë.
Shpresat e migrantëve vdiqën bashkë me ta, të bllokuar në një tmerr të paimagjinueshëm në një kamion frigorifer në një port në Essex, pasi udhëtuan 5,000 milje nga atdheu i tyre i varfër.
Shoferi i kamionit, Robinson, thuhet se është zbehur kur gjeti trupat e grumbulluar në rimorkio që po tërhiqte nga Purfleet në Grays.
Sipas Mirror, 25-vjeçari arriti të telefononte 999, por u arrestua nën dyshimin për vrasje. Por miqtë insistuan se ai nuk kishte asnjë njohuri se ai mbante një ngarkesë njerëzore të tragjedisë.
Po sipas Mirror, këta kontrabandues “ndjekin viktimat”, duke i joshur ata me premtimin e një jete më të mirë para se të paguajnë mijëra paund për të marrë udhëtime drejt perëndimit me një shërbim “fluturues” që kushton 30,000 funte.
Ata zakonisht fluturojnë nga rajoni Fujian i Kinës në Evropë, me të gjitha shpenzimet e paguara, pastaj vendosen në akomodim.
Pastaj vendosen në kamionë mallrash dhe drejtohen në errësirë, pa pajisje ushqimi, ventilimi, uji ose tualeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi