Presidenti amerikan, Donald Trump, e quan udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ‘Rocket Man”(Njeriu-raketë).

Këtë epitet ai e bëri “publik”, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, pas bisedës që kishte me liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.


“Natën e kaluar fola me presidentin Moon të Koresë së Jugut. E pyeta se çfarë po bën Njeriu-Raketë”, ka shkruar Trump në profilin me 38 milionë ndjekës. /Telegrafi/