LAJMI I FUNDIT:

Trump tregon se kur do të ndodhë takimi me Kim Jong-Un

Trump tregon se kur do të ndodhë takimi me Kim Jong-Un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se është duke shqyrtuar tri ose katër data dhe pesë lokacione për takimin e planifikuar me liderin verikorean Kim Jong-Un, duke shtuar se edhe më tej është e paqartë nëse do të vijë deri te takimi.

“Mund të ndodhë që të dal shpejt me një datë. Mund të vij që të mos vijë edhe deri te takimi. Kush e di, por mund të them për tash se ata dëshirojnë takim”, tha Trump në intervistë për Fox News.


Ditë më parë është raportuar se edhe drejtori i CIA-s është takuar me liderin e Koresë së Veriut, duke u bërë kryetemë e mediave botërore.

Ndërkaq, Kim Jong-un duket se ka zbutur retorikën e ashpër ndaj SHBA-ve kohë të fundit, dhe për këtë flet më së miri ideja që të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. /kp/Telegrafi/