LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish

Trump thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejtë.


Presidenti amerikan tha se Kim i ka kërkuar falje për testimet e raketave në ditët e fundit, por i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.

Korea Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara, raporton REL.

Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.

Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor.

Korea Veriore ka deklaruar se armët janë për vet-mbrojtje dhe ka insistuar në largimin e sanksioneve.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori