LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se “fitoi Çmimin Nobel” pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë

Trump thotë se “fitoi Çmimin Nobel” pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë

Donald Trump pretendoi se ai kishte fituar dy çmime Nobel për paqe para se të korrigjonte veten gjatë një tubimi të fushatës së tij.

Presidenti Donald Trump, gjatë fushatës së tij në Londonderry, New Hampshire, u mburr se ai kishte fituar një nga çmimet prestigjioze për punën e tij “në negocimin e paqes midis Kosovës dhe Serbisë”, transmeton Telegrafi.


Ai pastaj pretendoi se i ishte dhënë një tjetër për “diçka tjetër” dhe këmbënguli se ai gjithashtu duhet të merrte një tjetër për punën e tij të mirë në Siri.

“Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje, kështu që ata më dhanë një çmim për këtë, ata më dhanë një çmim Nobel edhe për diçka tjetër, ata duhet të më jepnin një çmim Nobel për atë që bëra në Siri”, tha Trump.

Pasi vlerësoi arritjet e tij, Trump më në fund korrigjoi veten.

“Kur them Çmimin Nobel e kam fjalën për nominimin”, tha ai.

Trump është nominuar për çmimin Nobel nga mbështetësit, por u njoftua në fillim të këtij muaji se ai kishte nuk e kishte fituar atë.

Në vend të tij, Komiteti Norvegjez i Nobelit zgjodhi Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, një organizatë humanitare e përqendruar në ushqimin e të uriturve, si marrësi i çmimit të saj të paqes në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori