LAJMI I FUNDIT:

Trump do të shqyrtojë strategjinë për Afganistanin

Trump do të shqyrtojë strategjinë për Afganistanin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet gjatë ditës së premte me këshilltarët e tij për Siguri Kombëtare, në kampin David, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Takimi vjen pas njoftimit të Pentagonit se një tjetër ushtar amerikan është vrarë, gjatë një operacioni kundër grupit militant, Shteti Islamik në Afganistan.


Sipas raportimeve të medieve, administrata është e ndarë, për atë se çfarë duhet bërë tutje, pas pyetjeve të presidentit Trump, se cila është arsyeja pse forcat amerikane nuk e kanë fituar luftën më të gjatë në historinë e SHBA-së, derisa Pentagoni rekomandon shtimin e mijëra trupave, për tu përballur me talibanët, në betejën 16 vjeçare.

Komandantët amerikanë në Afganistan, kanë thënë se konflikti është “ bllokuar”. Pavarësisht mbështetjes për vite të SHBA-së dhe NATO-s, forcat e sigurisë afgane vazhdojnë të përballen me talibanët dhe prezencën në rritje të Shtetit Islamik në këtë vend.

Talibanët përmes një letre të hapur gjatë kësaj jave, i kanë bërë thirrje presidentit Trump, të largojë trupit amerikane, duke thënë se prezenca e tyre vazhdon luftën dhe parandalon pajtimin.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan, ndërsa NATO rreth 5000 të tjerë.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, i ka bërë thirrje presidentit Trump të paraqesë luftën në Afganistan, në kuadër të një strategjie për rajonin, duke përfshirë Pakistanin, vend në të cilin disa grupe militante afgane kanë krijuar bazat e tyre, afër kufirit, raporton Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori