LAJMI I FUNDIT:

Trump do të kolapsojë fuqinë e SHBA-ve, thotë njeriu që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe sulmet e 11 Shtatorit!

Trump do të kolapsojë fuqinë e SHBA-ve, thotë njeriu që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe sulmet e 11 Shtatorit!

Profesori norvegjez, gjegjësisht sociologu Johan Galtung, i njohur si “babai themelues” i studimeve të paqes, ka parashikuar shumë ngjarje historike, të tilla si trazirat në sheshin e Tiananmen në Kinë, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, si dhe rënien e Bashkimit Sovjetik.

Por ajo çfarë së fundmi është riaktualizuar dhe po flitet shumë rreth saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se ai në vitin 2000 kishte thënë se fuqia botërore amerikane, deri në vitin 2025 do të pësojë kolaps.


Megjithatë, kur në krye të shtetit amerikan erdhi George W. Bush, parashikimi i tij u zhvendos në vitin 2020. Tani ai thotë se realiteti është pasqyruar në zgjedhjen e miliarderit Trump.

Në këtë drejtim, për të ndërlidhur parashikimin e tij, mediat përmendin platformën anti-emigracion e Trump që përkon me atë që profesori e përshkroi fazën e fundit të “shpërbërjes”, në librin “Rënia e Perandorisë Amerikane – çfarë më pas?”, e cila përshkruan ngritjen e fashizmit para rënies së shteteve të fuqishme.

Presidenti i zgjedhur Trump foli për dëbimin e tre milionë emigrantëve të paligjshëm sapo të ulet në karrigen e presidentit, si dhe ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

“Zgjedhja e Trump përshpejton rënien. Natyrisht, çfarë ai do të bëjë si presidenti, pritet për t’u parë “, ka thënë Galtung.

Profesori shtoi se kritikat e Trump ndaj NATO-s po ashtu flasin për rënien e Shteteve të Bashkuara si një superfuqi.

“Rënia ka dy fytyra. Vende të tjera nuk pranojnë të jenë aleatë të mirë dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë punën e ndyrë…”, ka thënën ai.

“Të dy janë duke ndodhur sot, me përjashtim të Evropës Veriore, e cila mbështet këto luftëra, tani për tani. Kjo ndoshta nuk do të vazhdojë përtej vitit 2020, kështu që të qëndrojmë me këtë afat”, ka thënë ai.

Megjithatë Xenia Wickett, kreu i programit të SHBA në think-tankun Chatham House ka thënë se është “krejtësisht jorealiste” për të besuar se SHBA-të do të pushojnë së qeni një fuqi globale deri në vitin 2020.

“SHBA-të janë një fuqi globale për shumë arsye. Kanë ushtrinë më të fortë në botë, fuqinë më të fuqishme “të butë” sa i përket fuqisë së dijes, sa i përket fuqisë së kompanive, në aspektin e mundësive të medieve…. Mbetet gjithashtu ekonomia më e fortë. Ideja se ndonjë nga këto gjëra do të ndryshojnë në katër vitet e ardhshme nuk është realiste”, ka thënë Wickett. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori