LAJMI I FUNDIT:

Trump rrëfen ‘komunikimin me doktorin’, tregon se si coronavirusi te djali i tij ‘ishte zhdukur pas 15 minutash’

Trump rrëfen ‘komunikimin me doktorin’, tregon se si coronavirusi te djali i tij ‘ishte zhdukur pas 15 minutash’

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se infeksioni i coronavirusit të djalit të tij Barron ishte ‘zhdukur’ brenda 15 minutash.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump e bëri pretendimin ndërsa u fliste përkrahësve të tij gjatë një tubimi në Martinsburg, Pennsylvania, të hënën pasdite.


“Sigurisht që Barron e kishte atë”, tha Trump për coronavirusin, të cilin ai, Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron, ishin diagnostikuar të gjithë në fillim të tetorit.

Trump më pas vuri në dukje ‘sistemin e ri, të fortë, imun të Barronit’.

Presidenti kujtoi bisedën e tij të supozuar me një mjek rreth rezultatit pozitiv të testit të Barronit.

“Unë i thashë: Cila është historia, dok, me Baronin?”, tha Trump nga podiumi.

Sipas Trump, mjeku u përgjigj: “Zotëri, ai doli pozitiv”.

“Rreth 15 minuta më vonë”, tha Trump, ai e pyeti mjekun: “Si po bën Barron?”

“Zotëri, është zhdukur”, tha Trump, mjeku t’i ketë thënë atij, ndërsa turma qeshi.

Pretendimi u duk se ishte në ndihmë të presionit të Trump për rihapjen e shkollave për mësimin personal, diçka që shumë shtete kanë hezituar ta bëjnë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Gjatë tubimeve të tij së fundmi përreth vendit, Trump ka përdorur shërimin e shpejtë të dukshëm të Barron nga virusi si një shembull pse është në rregull që shkollat të rihapen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori