LAJMI I FUNDIT:

Trump: Rezerva Federale është problemi i vetëm i ekonomisë amerikane

Trump: Rezerva Federale është problemi i vetëm i ekonomisë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fajësoi Rezervën Federale, duke e përshkruar si problemin e vetëm për ekonominë amerikane, ndërkohë që zyrtarët kryesore janë mbledhur për të diskutuar trazirat në bursa që janë shkaktuar pjesërisht nga sulmet e presidentit ndaj bankës qendrore.

Bursat amerikane e nisën javën në rënie, prej shqetësimeve për ngadalësimin ekonomik, mbylljen e qeverisë dhe raportimeve se Trump ka kërkuar dorëheqjen e guvernatorit, Jerome Powell.

Në një postim në Twitter, që dështoi të zbusë shqetësimet e tregjeve, presidenti republikan fajësoi Bankën Qendrore për trazirat ekonomike.

Muaji dhjetor më i keqi për bursat që prej Depresionit të Madh
Lexo po ashtu Muaji dhjetor më i keqi për bursat që prej Depresionit të Madh

“I vetmi problem që ka ekonomia jonë është Rezerva Federale. Ata nuk e kuptojnë tregun, nuk kuptojnë luftën tregtare apo dollarin e fortë madje edhe mbylljet demokrate të qeverisë për kufirin”, shkroi Trump në Twitter.

Përveç kritikave për bankën në lidhje me rritjen e normave të interesit, Trump është kapur disa herë me Powell, duke thënë se nuk është i kënaqur me guvernatorin që ka zgjedhur. /Telegrafi/