LAJMI I FUNDIT:

Trump publikon shifrat e shitjes së armëve Arabisë Saudite, i thotë princit se “këto janë ‘kikirikë’ për ju” (Video)

Trump publikon shifrat e shitjes së armëve Arabisë Saudite, i thotë princit se “këto janë ‘kikirikë’ për ju” (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, solli disa fotografi të armëve amerikane në një takim me princin e Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke treguar një tabelë për gazetarët në një takim, në të cilin shkruhej “12.5 miliardë në shitje përfundimtare në Arabinë Saudite”, Trump u mburr për të gjitha paratë që kontraktorët e mbrojtjes amerikane do të merrnin për prodhimet e tyre.


“Tre miliardë dollarë,… 533 milionë dollarë,… 525 milionë dollarë”, tha Trump ndërsa vuri në dukje fotografitë.

Pastaj ai ju drejtua princit të kurorës dhe shtoi: “Kjo është kikirikë për ju!”, ndërkaq princi buzëqeshi.

Trump kritikoi paraardhësin e tij, Barack Obama, për pikën e ulët të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite nën mandatin e tij.

Sipas mediave, armët amerikane dhe format e tjera të ndihmës ushtarake e lejojnë Arabinë Saudite të ketë pushtet të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndërhyrjen e saj në Jemen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori